Flash

A mund të ketë tani një koalicion PS-PD? Flet Sali Berisha...

Lapsi.al 12 September 2019
A mund të ketë tani një koalicion PS-PD? Flet Sali Berisha...

Mbi të gjitha komentet dhe aludimet që po bëhen ditët e fundit për një koalicion PS-PD ka folur edhe ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion”. Ai u shpreh kategorisht kundër një koalicioni të tillë.

“Në të gjithë vlerësimin tim një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse një “colpo di grazia” (goditja e mëshirës) për sistemin shqiptar, “goditja e mëshirës” për atë që deri dje quhej si demokraci dhe që sot nuk është, por që një koalicion i tillë do të shuante çdo shpresë për cdo shqiptar për të marrë shtetin ligjor.

Nëse do të behej një koalicion do të përjetohej celikosja e këtij narkoshteti. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të tillë me PS që krijoi këtë sistem. PD duhet të vijë në pushtet me votat e shqiptarëve.

Mendoni se do i thosha Bashës të kundërtën e asaj që po ju them juve? Kurën e kurës! Unë nuk e mohoj. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e 2017-ës. Ajo nuk nënkuptonte bashkëqeverisje, por nënkuptonte zgjedhje normale. Unë isha që të bëhej një kompromis për zgjedhje të reja” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Itali, i riu shqiptar kapet me kokainë

Pasditen e 10 shtatorit një shqiptar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ishte nënë posedimin e 21.4 gram kokainë. Mediet italiane shkruajnë se 24-vjeçar,...

17:22

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI