Flash

Berisha zbulon detajet: Rama refuzoi 2 herë ofertën e gjermanëve

Lapsi.al 12 September 2019
Berisha zbulon detajet: Rama refuzoi 2 herë ofertën e gjermanëve

Të paktën dy herë gjermanët kanë kërkuar negociata mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Detaje të këtyre tentativave ka treguar ish kryeministri Sali Berisha, në emisionin Opinion.

“Unë nuk di të ketë filluar asnjë negociatë tani. U bënë tentativa, dy herë. I ka refuzuar Edi Rama. Këto tentativa kanë ndodhur gjatë qershorit. Janë bërë nga gjermanët. Janë dy vetëm, jo një! Kjo është e njohur”, tha Berisha.

“Formula ishte të uleshin në tavolinë pa kushte”, theksoi më tej ai.

Por si largohet Edi Rama nga posti i kryeministrit? Sali Berisha e ka një mendim: “Unë mendoj se opozita e ka dhënë formulën, një qeveri kalimtare për të përgatitur zgjedhjet. Me disa detyra të caktuara dhe disa shqyrtime të tjera”.

Në të kundërt tha ish kryeministri populli opozitar do të mbyll sheshin dhe nuk do të largohet aty.

“Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Por vendimet që do marrë opozita, unë nuk e di. Unë gjithçka di, di këtë që thashë. Tani nuk ka oferta ndërkombëtare për zgjidhje”.

Të këshilluara

Berisha: SHISH i fsheh Ramës raportet sekrete

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një akuzë të të fortë në emisionin “Opinion” se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk e njeh kryeministrin me raportet për drogën...

21:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI