Flash

Reagimi i fortë i Bashës: Janë sulur hyzmeqarët politikë dhe mediatikë

Lapsi.al 12 September 2019
Reagimi i fortë i Bashës: Janë sulur hyzmeqarët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme, teksa në TV po transmetohen emisionet politike të së enjtes.

“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve” – shkroi Basha në Twitter.

Basha nuk ka përmendur asnjë emër se cilët janë hyzmeqarët, oligarkët apo pronarët e mediave qe vjedhin bashkë me Ramën. Gjatë paradites parlamenti miratoi dy koncesione atë “Milot-Balldre” dhe “Dukat-Orikum” të cilat Basha i ka cilësuar si koruptive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: SHISH i fsheh Ramës raportet sekrete

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një akuzë të të fortë në emisionin “Opinion” se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk e njeh kryeministrin me raportet për drogën...

21:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI