Flash

Schumacher në Paris me emër fals: nis terapia me eksperimentin e profesor Menasché

Lapsi.al 10 September 2019
Schumacher në Paris me emër fals: nis terapia me eksperimentin e

Ka nisur sipas, programit, terapia "top secret" për Michael Schumacher. Bëhet fjalë, sipas asaj që bëjnë të ditur burime të shtypit, për një kompozim qelizash staminale të përgatitura nga profesor Philippe Menasché. Ashtu si në dy vizitat e mëparshme, edhe në këtë rast ish-piloti gjerman është transportuar në spital në fshetësinë më të madhe e është regjistruar me emër fals.

Një ambulancë me targa zvicerane, nga Gjeneva, ka mbërritur dje në spitalin Georges Pompidou. Në të ndodhej Michael Schumacher, gati të niste terapinë. Një shërbim sigurie i pakalueshëm e ka bërë të pamundur që dikush ti afrohet repartit të reanimacionit kirurgjik e traumatologjik në të cilin është shtruar ish-pilot i Ferrarit.

Schumi ndodhet në shërbimin e kardiokirurgjisë së Pompidou, në duart e doktor Menasché, numer 1 i terapisë qelizore aplikuar në insuficencën kardiake. Por profesori është gjithashtu edhe një ekspert i Institutit të trurit dhe shtylls kurrizore, arsye përsë Schumacher është në duart e tij. Gjermani po lufton ende për rikuperimin pas aksidentit me ski në 29 dhjetor 2013 në Meribel, në Savoia.

Menasché ka përmirësimin e sistemit të shpërndarjes me rrugën endovenoze të një përbërje substancash terapeutike të përgatitura në laborator me bazë qelizash staminale. E përditshmja franceze Le Parisien pretendon se ish-piloti ndodhet në Paris pikërisht për këtë: Menasché është i bindur se një shpërndarje i kësaj përbërje në organizëm mund të ketë efekt anti-inflamues të përgjithshëm.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI