Flash

Pëlqeu postimin e Evra për eleminimin e Champions: Rabiot fiton çështjen me PSG

Lapsi.al 10 September 2019
Pëlqeu postimin e Evra për eleminimin e Champions: Rabiot fiton

Adrien Rabiot, mesfushori që përfundoi 'nën proces' se bëri like në një postim të Patrice Evra, pas eleminimit të Psg nga Champions League, ka fituar për herë të dytë cështjen kundër ish-klubit të tij. Komiteti i apelit mbledhur nga Liga franceze e futbollit profesionist (LFP) ka konfirmuar në fakt vendimin e shprehur qershorin e kaluar.

Problemet nisën kur mesfushori francez, që në atë kohë luante me parisienët, vendosi një "like" në rrjetet sociale, në video në të cilën Evra tallej me Paris Saint-Germain pas eleminimit befasues nga Champions përballë Manchester United. Një aprovim që nuk kaloi pa u parë nga drejtuesit e lartë të klubit francez, të cilët vendosën të gjobisnin Rabiot, duke i mbajtur rrogën nga 15 në 20 mars 2018, përvec premios së fundit të muajit prej 40 mijë euro. Sanksionimi i dyfishtë nuk u konsiderua i drejtë nga Komisioni, që sipas asaj që bën të ditur L'Equipe ka thirrur zyrtarisht klubin parisien për ti dhënë të drejtë juventinit të ri.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI