Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

“Duam titullin, por Juventus më i fortë”: Mertens kujton humbjen me autogol

Lapsi.al 7 September 2019
“Duam titullin, por Juventus më i fortë”: Mertens kujton

Dries Mertens nuk dorëzohet. Goli i shënuar me fanellën e Belgjikës në sfidën kundër San Marinos i ka kthyer buzqëshjen sulmuesit, pas humbjes së beftë të Napolit në kampionat kundër Juventus, në minutën e fundit shtesë. "Objektivi është të fitojmë kampionatin - shpjegon ai – Duam të luftojmë e të bëjmë mirë. Kundër Juve e arritëm në pjesën e dytë, por jo në të parën. Por pastaj kaluam nga 0-3 në 3-3, duke humbur në minutën e fundit në atë mënyrë. Tani shohim përpara, duam të fitojmë kundër Samp".

Të harrojmë autogolin e Koulibaly është fondamental, edhe pse nuk është e lehtë: "Fatkeqësisht pësuam gol në minutën e fundit dhe ishte e shëmtuar, edhe sot e kam të vështirë kur e mendoj. Këto episode mund të të kondicionojnë. Në fund të fundit, në letër ata kanë një skuadër më të fortë. Sarri? Nuk e kam parë në pankinë, kështu që nuk them dot cfarë efekti do më bëjë ta shoh tek Juve".

Mertens sheh megjithatë një luftë të fortë për titullin kampion, duke përfshirë edhe Inter në lojë: "Po, kanë bërë një merkato të madhe, Lukaku është blerje e shkëlqyer. Ai donte të vinte në Itali, jam i lumtur për të, do të shënojë shumë gola e do të bëhet i rëndësishëm. Racizmi? Nuk është dicka e re, të lujtojmë atë që i ndodhi vitin e kaluar Koulibaly. Tifozët e Napoli e pritën në stadium duke thirrur emrin e tij, shpresoj që edhe Lukaku ti ndodhë e njëjta gjë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI