Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

L'equipe: "Shqipëria, skuadra që i thyen këmbët Francës"

Lapsi.al 7 September 2019
L'equipe: "Shqipëria, skuadra që i thyen këmbët

Tre janë preokupimet e mëdha të kampionëve të botës sot në hapjen e sezonin në ndeshjen kundër Shqipërisë. Sipas gazetës së përditshme franceze "L'equipe" Franca vjen pas dy ndeshjesh të këqia, humbjes së marsit të kaluar kundër Holandës (2-0) në ndeshjen eleminatorë për Ligën e Kombeve, dhe humbjes ne Turi (2-0) në 8 qershor që është cilësuar nga trajneri Deshamp Si "Boshi: dhe nga presidenti i federatës si ndeshja më e keqe e gjelave në 20 vjet. E dyta është se formacioni i Deshamp ka tre mungesa të mëdha, Mbape, Kante dhe Pogba. Dhe e treta se që kur ish lojtari i Juventusit dhe Marsejës është në drejtimin e skuadrës me shqipërinë ai ka një bilanc jo fort të mirë, një barazim 1-1 në Renë, një humbje 1-0 në Elbasan dhe një fitore në dy minutat e fundit në ndeshjete e grupit të europianit France 2016 (golat e Grizman dhe Payet në kohën shtesë). Pikërishtë për këtë L'equipe e konsideron Shqipërninë si një komb "casse-pied", pra që i thyen këmbët Francës.

Këtyre faktorëve, gazeta që ka botuar edhe formacionet e mundshme të dy skuadrave (shiko lart) i shton edhe faktin se Shqipëria është me skuadrën e saj të plotë. Që kur Edoardo reja ka zevendësuar Panuccin, Shqipëria ka rifilluar të mbrohet me 11 lojtarë thotë L'equipe. Por ajo citon edhe trajnerin e Shqipërisë të ketë thënë: "për ne gjëja më e rëndësishme është që të mos bëjmë gabime dhe të lëmë sa më pak hapsira të lira të mundshme. ne do të përpiqemi të përdorim kundërsulmet duke mos ndejtur 100% në mbrojte" ka thënë ai.

Megjithëatë, pavarësisht këto nota jo aq shumë pesimiste për kombëtaren tonë shpresat për një mrekulli, ndaj një France që i duhet patjetër vendi i parë në grup, janë të vakta. këtë e tregojnë edhe parashimimet e kompanive të basteve që gjenden në fund të faqeve të L'equipe. Fitorja e Francës sipas kompanisë "Betclic" (shiko poshte) e ka koficentin 1,10, barazimi 9, ndërsa fitorja e Shqipërisë, e pabesueshme......30.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI