Flash

"Paskan futur Metën në listën e zezë, prit kur t’i heqin vizën"

Lapsi.al 5 September 2019
"Paskan futur Metën në listën e zezë, prit kur

Ditën e mërkurë ishte në Tiranë drejtori i ri për Europën Perëndimore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik. Ai takoi krerë të lartë të shtetit si Rama, Ruçi, Balla dhe figura drejtuese të opozitës, si Basha dhe Kryemadhi, por ra në sy fakti që zyrtari i lartë amerikan nuk u prit në një takim nga presidenti Ilir Meta.

Disa prej mediave pranë qeverisë e pasqyruan lajmin duke e interpretuar se presidenti Meta ishte futur në listën e zezë të SHBA-ve dhe pikërisht për këtë arsye ishte “injoruar” nga zyrtari i lartë. Për këtë ka reaguar zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

“Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t’u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë” - shkruan Blushi.

Të këshilluara

Tundet Gjirokastra, tërmet 3.8 ballë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 19:50 të së enjtes mbrëma (5 shtator). Sipas njoftimeve të IGJEUM tërmeti ka qenë 3.8 ballë i shkallës Rih...

20:20

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI