Flash

Raporti i OSBE/ODIHR, Mustafaj: Zgjedhjet duhet të ribëhen

Lapsi.al 5 September 2019
Raporti i OSBE/ODIHR, Mustafaj: Zgjedhjet duhet të ribëhen

Për analistin dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj, zgjedhjet e 30 qershorit, nisur edhe nga gjetjet e evidentuara nga OSBE/ODIHR në raportin final, janë të pavlefshme. I ftuar në studion e Neës 24, Mustafaj tha se raporti i vëzhguesve flet për një situatë kritike zgjedhore çka detyrimisht duhet të sjellë zgjedhje vendore të parakohshme.

“Këto zgjedhje janë të pavfleshme, kur është shkelur kushtetuta, nuk kishte alternative, kur KQZ nuk funksinoi si e pavarur, Kolegji Zgjkedhor ka marrë vendime në kundërshtim me ligjin, presione ndaj administratës. Pra, këto elementë bëjnë që zgjedhjet moralisht të jenë të pavlefshme. Ky raport duhet të prodhojë detyrimisht zgjedhje lokale të parakohshme, për t’i dhënë pushtetit vendor edhe legjitimitet. Ne jemi në një situatë kur dëgjojmë se Shkodrën do ta qeverisë nënkryetari, pra një njeri pa mandat politik, pa mandat zgjedhor. E tillë do jetë situata edhe në Vorë. Opozita thotë se ka fakte edhe për kryebashkiakë të tjerë me probleme”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm.

Duke iu referuar aksionit opozitar, Mustafaj tha se vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te protestat, por edhe te promovimi i alternativës së saj si forcë për të qeverisur vendin nesër. Zgjidhja e krizës politike që po kalon vendi, tha ai, duhet të vijë përmes dialogut.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI