Flash

Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës

Lapsi.al 5 September 2019
Lista Serbe sot vendos nëse do të marrë pjesë në

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç njoftoi se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së sotme për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër (sot), ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiç. Në Graçanicë, ai u shpreh se konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme, raportojnë mediat në Kosovë.

Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe janë në komunikim të vazhdueshëm me të.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI