Flash

Operacion "blic" në Tiranë, 10 arrestime dhe procedime (AKUZAT)

Lapsi.al 5 September 2019
Operacion "blic" në Tiranë, 10 arrestime dhe procedime

10 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë vënë në pranga ose janë proceduar gjatë orëve të fundit në kryeqytet, si rezultat se rezultojnë të jenë përfshirë në raste dhune apo plagosjeje.

Bëhet fjalë për shtetasit e renditur më poshtë:

  1. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. I ndalauri pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Ali Demit” ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4 shtetas.

U bë gjithashtu arrestimi i shtetasve A. Gj., 16 vjeç dhe A. I., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale  “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një aparat cellular shtetasit E. K.

Ngjashëm, u arrestua edhe shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. A., 16 vjeç, pasi janë gjetur brenda banesës së shtetases M. Y., si dhe kanë tentuar të vjedhin mjetin e shtetases I. L.

Është arrestuar shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Në rrugën “Llazi Miho” ky shtetas ka aksidentuar me mjet shtetasin L. H., i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Ndërsa, është ndaluar për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi V. S., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën Dervish Hima” dhe “Mustafa Matohiti, pasi iu ka vjedhur biçikletat shtetasve L. H., dhe K. P.

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë lokalizuar dhe kapur dy shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

Rr. B., 57 vjeç dhe A. A., 61 vjeç ( të dy banues në Tiranë) të shpallur në kërkim për veprat penale ”Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin me vlerën shtuar ” dhe ”Fshehje e të ardhurave”.

E dhjeta në listë është shtetasja me iniciale Q. A., 51 vjeçem e cila do të prcedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara “, pasi në rrugën “Lord Bajron”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të “bar-kafe”, në pronësi të kësaj shtetaseje u konstatua një kompjuter që dyshohet se përdorej për zhvillimin e palejuar të lojërave të fatit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI