Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se raporti i OSBE/ODIHR është një kambanë alarmi për të gjithë klasën politike shqiptare.
Ky raport tha Kryemadhi nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo tha se partitë e opozitës, por kryesori Edi Rama duhet të marrin përgjegjësitë për situatën ku ndodhet vendi.
Reagimi
Ky raport si asnjëherë tjetër në historinë e tranzicionit shqiptar është një nga raportet që jo vetëm nuk i njeh zgjedhjet, por të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit.
Shkaku i kësaj situate politike ku ndodhet vendi ka vetëm një emër, Edi Rama.
Ky raport është i rëndësishëm për ta marrë parasysh për ti dhënë mundësi shqiptarëve të integrohen sa më parë në BE. Hapja e negociatave është një nga detyrimet kryesore që ka Shqipëria.
Raporti tregoi qartë se sistemi politik, ekzekutiv dhe ligjor ka rënë, ka rënë sistemi i drejtësisë që nuk ndëshkon krimin zgjedhor. Ka rënë administrata publike që është kthyer në administratë politike, ka rënë sistemi zgjedhor me një KQZ të politizuar dhe inkriminuar. Demokracia në Shqipëri nuk ekziston më, por është i kërcënuar.
Ajo që dua të them është se raporti i OSBE ODIHR është kambanë alarmi për klasën politike, për ti dhënë mundësi shqiptarëve për tu përballur me të vërtetën dhe për ti hapur rrugën për në BE.
Për të dalë nga kriza ka vetëm një rrugë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në duhet të marrim përgjegjësitë tona për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Secili duhet të marrë përgjegjësinë duke kaluar nga ne të parët partitë e opozitës dhe njeri kryesor që duhet të marrë përgjegjësitë është Edi Rama.