Flash

Mustafaj: Përveç protestave opozita duhet të ketë edhe program

Lapsi.al 5 September 2019
Mustafaj: Përveç protestave opozita duhet të ketë edhe

Diplomati dhe ish-deputeti i PD, Besnik Mustafaj komentoi në News 24, raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

“Është një raport që rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit. Thotë se është shkelur ligji, duke filluar që nga mos botimi në Fletoren Zyrtare i dekretit të Presidentit, që KQZ veproi në kundërshtim me ligjin, që shqiptarët nuk patën zgjedhje sepse nuk morën pjesë një pjesë e madhe, që u bë presion, nuk u lejuan vëzhguesit të marrin pjesë në mbylljen e kutive. Unë ju siguroj që raporti i vitit 1996 është më pak kritik se ky raport” - deklaroi Mustafaj.

Opozita ka paralajmëruar sërish protesta, por Mustafaj thotë se të rëndësishme janë edhe programet që ajo duhet të prezantojë për shqiptarët.

“Protestat janë të domosdoshme në kushtet kur opozita mungon në të gjitha institucionet. Protestat janë shprehje e pakënaqësisë, nga përmasat që do krijojnë këto protesta, do kuptohet pakënaqësia. Por, protestat nuk mund të jenë gjithçka.

Nëse gjithçka fokusohet te protestat, opozita nuk e ka bërë punën e saj. Opozita duhet të hartojë programe, për t’i paraqitur alternativën e vet qytetarëve dhe ndërkombëtareve për t’u bërë e besuar që nesër mund të qeverisë. Nëse nuk e bën këtë gjë, opozita s’e ka bërë detyrën” – tha Mustafaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tundet Gjirokastra, tërmet 3.8 ballë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth orës 19:50 të së enjtes mbrëma (5 shtator). Sipas njoftimeve të IGJEUM tërmeti ka qenë 3.8 ballë i shkallës Rih...

20:20

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

Me sytë katër

PAPARAZZI