Një velierë me flamur holandez ka pësuar defekt gjatë natës në afërsi të Gadishullit të Karaburunit. Mësohet se veliera me emrin ‘Aiolos’ ishte nisur nga Saranda, ndërsa në bord kishte dy persona.
Pasi dha alarmin SOS në ndihmë të saj shkoi Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare.
Veliera ishte lokalizuar 3.5 Km në Perëndim të Gadishullit të Karaburunit në afërsi të zonës së Bristanit. Në bordin e saj ndodheshin dy persona. Mjeti lundrues është rimorkiuar deri në portin e Sazanit për të riparuar defektin.
©LAPSI.al