Flash

Del fatura/ “Fusha SHPK” i pagoi nënkryetarit të bashkisë së Tiranës hotelin me 900 euro/nata

Lapsi.al 30 August 2019
Del fatura/ “Fusha SHPK” i pagoi nënkryetarit të

Prej ditësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka qenë në qendër të vëmendjes për faturat “e kripura” të paguara në hotele, ku kishte shpenzuar deri në 700 euro/nata. Më pas dolën edhe disa fatura të ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Mbrëmjen e së premtes JOQ Albania ka publikuar një faturë të nisur nga një qytetar ku shikohet se si biznesmeni Shkëlqim Fusha pronar i kompanisë “Fusha SHPK” i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut një faturë në hotelin “Alma Barcelona” në Barcelonë të Spanjës.

Fatura është për 2 net dhe ka vlerën 1816 euro në total. Sipas saj Mazniku do të akomodohej në hotel në 19 qershor 2018 dhe do ta linte atë në 21 qershor. Nga një kërkim në internet i lapsi.al rezulton se pikërisht në këto data Arbjan Mazniku ka qenë në Barcelonë ku ka tërhequr një çmim për Sheshin Skënderbej.

“Fusha Shpk” është përmendur shpesh nga opozita si një kompani e preferuar e bashkisë së Tiranës pasi ka marrë tendera miliona eurosh prej saj.

Vetëm për sheshin Skënderbej ajo ka marrë 22 milionë euro ndërsa është kompania të cilës i është premtuar ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar duke iu dhuruar hapësira e bashkisë pas tij ku do të ngrihen kulla shumëkatëshe biznesi.

Normalisht lind pyetja se përse i duhet paguar fatura 900 euro/nata një zyrtari të lartë si Mazniku nga një biznesmen! A ka një konflikt interesi në këtë mes?! ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="422"] Fatura e paguar nga Fusha për Maznikun[/caption]

[caption id="attachment_451195" align="alignnone" width="912"] Mazniku duke folur nga Barcelona për mediat[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="667"]Résultat de recherche d'images pour "alma barcelona hotel" Hoteli Alma Barcelona[/caption]

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI