Flash

Vrasja e 26-vjeçarit në Tiranë/ Zbulohen emrat e autorëve dhe të të arrestuarëve

Lapsi.al 23 August 2019
Vrasja e 26-vjeçarit në Tiranë/ Zbulohen emrat e autorëve

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e shënuar ditën e djeshme në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet, ku 26-vjeçari Indrit Çelaj, i cili ndërroi jetë rreth një orë më parë në spitalin e Traumës, u plagos me plumb në kokë teksa po punonte për kondicionimin e një vile 3-katëshe.

Si autorë të dyshuar të krimit, janë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi, përkatësisht 31 dhe 28 vjeç, djemtë e pronarit të vilës, që e kanë qëlluar të riun pas një konflikti të çastit. Mbi të dyshuarit rëndojnë veprat penale  “Vrasje me dashje” në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Po ashtu, janë zbuluar emrat e 4 të arrestuarëve në flagrancë, mes tyre edhe pronari i vilës, Bujar Kusi, Ali (Edmond) Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka. Këta shtetas janë ndaluar në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet rezultoi se vëllezërit “kanë biseduar me shtetasin L.V, 27 vjeç, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes”.

Sakaq,  27-vjeçari, banues në Tiranë, është ndaluar nga Policia e Tiranës gjatë orëve të vona të natës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI