Flash

Real Madrid tronditet keq: Hazard jashtë për të paktën një muaj

Lapsi.al 16 August 2019
Real Madrid tronditet keq: Hazard jashtë për të paktën

Në Madrid, për Real, asgjë nuk shkon si duhet. Sikur të mos mjaftonte kaosi në merkaton ende të hapur, me Zidane që dëshiron Pogba nga United (160 milionë kërkesa e anglezëve), presidenti Perez që shtyn për Neymar (në Madrid thonë se Florentino ka marrë nga bankat kreditin e duhur për të mbyllur operacionin), humbjet verore kundër Bayern, Atletico e Tottenham, 18 golat e pësuar në 7 miqësore, ja ku mbërrin edhe goditja e fundit në vigjilje të debutimit të nesërm në Liga në transfertën në Vigo kundër Celta: blerja më e cmuar e merengues Eden Hazard, marrë nga Chelsea për 100 milionë euro, rrezikon të qendrojë jashtë për një muaj.

Eden vuan nga një dëmtim në femuralin e jashtëm të kofshës së majtë, për të cilin do të humbasë debutimin në Balaidos, por edhe daljen e parë në Bernabeu me Valladolid në 24 gusht e me shumë mundësi edhe transfertën në shtëpinë e Villarreal në 1° shtator. E në 18 shtator starton Champions League… Buletini mjekësor shpjegon se "pas provave të bëra në stërvitjen e sotme, lojtarit Eden Hazard të Real Madrid i është diagnostikuar një dëmtimi në muskulin e jashtëm të kofshës së majtë".

Tani mbetet për tu parë nëse tekniku francez do të thërrasë të përjashtuarit, si uellsiani Gareth Bale, Mariano Diaz apo kolumbiani James Rodriguez, për momentin ende në merkato (mbyllet në 2 shtator). Zidane natyrisht mund të mbështetet tek Vinicius, serbi ish- Eintracht Franckfurte Jovic e Lucas Vazquez.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI