Flash

Mourinho, i përjashtuari i madh: "Kam kohë të lirë, por nuk jam i lumtur"

Lapsi.al 30 July 2019
Mourinho, i përjashtuari i madh: "Kam kohë të lirë, por

Hija e të përjashtuarit të madh bie mbi pankinat e Europës. José Mourinho vazhdon të kërkojë një skuadër të re për të rinisur nga fillimi. Pas shkarkimit në dhjetor nga Manchester United, tekniku portugez ka refuzuar klube të ndryshme, mes të cilëve Benfica e një klub kinez: prêt ofertën e duhur. "Kam kohë të mendoj e të rimendoj" ka treguar Special One për SkySportsUK. "Kam kohë të lirë, por nuk jam i lumtur që të zbavitem, kam zjarrin brenda: miqtë e mi më thonë të gëzoj pushimet, korrik, gusht, gjë që rrallë e kam bërë, por nuk arrij ta bëj".

"Më mungon futbolli im - ka shtuar - më mungon impenjimi drejt vetes, drejt personave që më duan e shumë tifozëve që kam nëpër botë, drejt gjithë atyre personave që kam inspiruar". Për momentin ende asgjë në horizont. Shumë shpejt për të pranuar një rol trajneri në kombëtare: "Nuk pres dy vjet për një kampionat Botëror e po aq për një Europian. Nuk më pëlqen të jetoj për një ndeshje në muaj ose të punoj në zyrë, jo, të paktën jo akoma".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI