Flash

Klopp e kaloi humbjen e Liverpool me verë napoletane: “Na dhuruan disa shishe…”

Lapsi.al 29 July 2019
Klopp e kaloi humbjen e Liverpool me verë napoletane: “Na dhuruan

Buzëqesh Jurgen Klopp, pavarësisht se skuadra e tij doli e shkërmoqur nga miqësorja me Napoli 3-0. Në Edimburgo, Liverpool u dorëzua pa kushte, ose më saktë, sipas asaj që bëri të ditur tekniku gjerman, një kusht kishte: dhuratë e shisheve të verës. "Napoli u tregua shumë i mirë, na dhuroi shishe me verë të kuqe”, ka bërë humor Klopp, që vetëm pastaj është kthyer serioz: “Nuk është e bukur që shumë nga titullarët e mi vijnë shumë ditë pas nisjes së sezonit. Ndosh tek ne, por edhe tek Napoli apo skuadrat e tjera. Kështu nuk shkon. Jam i bindur se shpejt do të luajmë futboll më të mirë. Atëherë kur të jetë e nevojshme”.

Një paralajmërim i teknikut gjerman, se miqësorja nuk është njësoj me ndeshjet që kanë rëndësi, për më tepër që edhe humbja e fortë nuk i ka hequr buzëqeshjen Klopp, që tregon edhe një aspekt interesant për mediat angleze, të sjellë nga Telegraph: “Kjo fazë e përgatitjeve është vërtetë e cuditshme. Këdo që takon në fushë nuk bën gjë tjetër përvecse të përgëzon për fitoren në Champions".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI