Flash

FOTO/ Real po turpërohej nga Atletico, shikoni çfarë i bën Bale teknikut Zidane

Lapsi.al 27 July 2019
FOTO/ Real po turpërohej nga Atletico, shikoni çfarë i bën
Nuk ka kaluar pa vëmendje në Spanjë e në rrjetet sociale sjellja e Gareth Bale gjatë derbit në ICC mes Real e Atletico Madrid. Me rezultatin 7-1 për colchoneros, uellsiani, që është gati të largohet nga klubi, ka drejtuar shikimin nga Zinedine Zidane e ka buzëqeshur. Një buzëqeshje e beftë e hidhur, që ngjan me hakmarrje për faktin se e 'largoi' nga Real Madrid pikërisht tekniku francez. Sulmuesi është i destinuar të largohet nga Spanja për të shkuar në Kinë ku Jiangsu Suning e ka mbuluar me ar (22 milionë në sezon). Ish-lojtari i Tottenham ishte shfaqur i qeshur, ndryshe nga shokët e skuadrës, të errët në fytyrë për humbjen e thellë - pak para se të bënte hyrjen në fushë kur skuadra e Simeone po fitonte 6-1.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI