Flash

Vllaznia nis stërvitjen; klubi në garë me kohën për liçensimin

Lapsi.al 24 July 2019
Vllaznia nis stërvitjen; klubi në garë me kohën për

Vigjilja e cuditshme e Superiores me aq shumë probleme e paqartësira, deri edhe me listën e skuadrave që do të prezantohen në javën e parë të kampionatit për sezonin 2019-20 të paktën ka shërbyer për të shkundur Vllazninë nga letargjia. Vështirësitë financiare dhe organizative, nuk e kanë penguar formacionin shkodran të zbresë më në fund në fushë. Në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, është bërë prezantimi i teknikut Mirsad Jonuz, me lojtarët, nën kujdesin e administratorit Suad Lici. “Është hera e para që unë punoj në Shqipëri. Mendoj se gjithçka do të jetë mirë - tha maqedonasi -. Këto 10 ditë do të jenë shumë të rëndësishme për klubin tonë e më pas do të vijojmë fazën përgatitore në Ohër".

Një prezantim i thjeshtë, mënyrë njohje me skuadrën edhe pse ish-tekniku i kombëtares maqedonase ka treguar njohje për lojtarët dhe ka treguar indikacione merkato: "Kam informacion për të gjithë lojtarët. Gjatë këtyre 10 ditëve do të mundohemi që të gjejmë edhe lojtarë të rinj. Nuk do të jenë të shumtë të numër por unë do të thoja që 4 apo 5 të tillë do të afrohen pranë skuadrës. Jemi në komunikim edhe me drejtorin sportiv dhe administratorin që të flasin me këto lojtarë dhe të vazhdojmë tratativat me ta. Unë mendoj se të bëjmë një Vllazni të fortë. Do të jenë nga Maqedonia por edhe nga vendet e tjera.”

Tek Vllaznia kanë lënë sic duket cdo gjë në duart e teknikut maqedonas, sepse lëvizjet po bëhen me bekimin e tij, madje në këtë rast nuk do të jetë e nevojshme as prova. Ndoshta kjo mënyrë do ti japë dorë në shpejtësi, sepse po flasim për njohje të vjetra të Jonuz: "Nuk kanë nevojë për provë, sepse i njoh mirë dhe besoj tek ta, ndërkohë që do të jetë e nevojshme vetëm kontrolli në aspektin fizik", përfundoi Jonuz, që ka prekur edhe cështjen e lojtarëve me kontratë të përfunduar, me të cilët po bisedohet për të rigjetur akordin e për të vazhdua bashkëpunimin. E gjitha kjo nuk e heq vëmendjen nga 31 korriku dhe afati i fundit për licensimin. Në Shkodër pretendojnë për një marrëveshje, por në FSHF deri tani, një javë nga deadline nuk ka asnjë dokument të depozituar dhe gara me kohën vazhdon...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI