Flash

Conmebol dënon Messi, duke shmangur akuzat për korrupsion

Lapsi.al 24 July 2019
Conmebol dënon Messi, duke shmangur akuzat për korrupsion

Lionel Messi do të humbasë ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2022. Conmebol e ka skualifikuar numrin 10 argjentinas për një ndeshje, me një gjobë prej 1500 dollarësh për kartonin e kuq të marrë në finalen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës kundër Kilit. Fenomeni Albiceleste, që u përfshi në një zënkë me Gary Medel, dezertoi në shenjë proteste ceremoninë e dhënies së cmimit e pastaj lëshoi deklarata të ashpra kundër Federatës amerikano-jugore, duke e akuzuar se favorizoi Brazilin.

Pleshti foli hapur për "korrupsion" por këto sulme as nuk janë përmendur në marrjen e vendimit dhe motivacionin. Sipas medias argjentinase Messi, pas polemikave të forta të shkaktuara, ka kërkuar ndjesë përmes një letre me Conmebol, në të cilën ka shpjeguar se nuk i referohej asnjë zyrtari të Federatës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI