Flash

Klopp i tërbuar: “Nuk vazhdohet kështu. Nuk mund të shkoj tek lojtarët e ti them…”

Lapsi.al 23 July 2019
Klopp i tërbuar: “Nuk vazhdohet kështu. Nuk mund të shkoj

Mund të jetë e vërtetë që cdo ndeshje duhet përballuar si një finale botërori, por të paktën për miqësoret verore mund të relaksohesh pak’. Liverpool nuk e ka patur rastin, duke qenë se Sevilla në Boston e kishte marrë shumë seriozisht, duke bërë ndërhyrje të rrezikshme. E Klopp është nërvozuar për ndërhyrjen ndaj të riut Larouci, por edhe pse të tijtë ndoshta kishin nevojë për pushim.

Fajin, nëse mund të quhet kështu, e kanë turnetë kontinentalë, që kanë përfshirë pjesën më të madhe të organikës në dispozicion të gjermanit. Ashtu si raportin The Sun, Klopp është ankuar për “sezonin me 13 muaj” të Mané, që në fakt sapo ka përfunduar Kupën e Afrikës, por do të jetë në dispozicion për debutimin e Liverpool kundër Norëich në fillim të gushtit. As koha për tu ndalur e të kalosh ndonjë ditë... pa vrapur. “Për grumbullimin nuk është problem. I kemi të gjithë këtu përvec tre sulmuesve e Alisson. Por pas tre ditësh nuk mund të shkosh tek një lojtar dhe ti thuash ‘ej vazhdo, kemi filluar të vrapojmë’. Kanë patur një verë të ngarkuar. E në të ardhmen kjo duhet të ndryshojë. Nuk është e mundur”.

Gjermani është vërtetë një stuhi … “Anglia e Premier nisin të parat, apo jo? E ku është koha për tu stërvitur? Është sikur askush të mos e imagjinonte një javë pa futboll, e kur paska ndodhur? Është gjithnjë një ndeshje, pas tjetrës. Duhen pauza. Ti japim pushim këtyre djemve. Duhet të jemi kurajozë. Të mos e trajtojmë cdo ndeshje sikur të ishte e fundit e dekadës. Ka shumë presion dhe kemi nevojë për pushime të vërteta. Vetëm kështu do kemi përfaqësime të nivelit Botëror”...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI