Flash

Bindi De Ligt, xhiroi spotin me Neymar: CR7 bën merkaton, Juventus i 'sulet' O'Ney

Lapsi.al 23 July 2019
Bindi De Ligt, xhiroi spotin me Neymar: CR7 bën merkaton, Juventus i
Ajo për Neymar është shndërruar në garë të ofertuesit më të mirë, sepse 200 milionë euro cash nuk i ka pothuajse askush. El Mundo Deportivo sjell një pretendent të ri për Neymar, një që në skenë kishte dalë më tepër si manovër e sulmuesi brazilian për të presionuar PSG ta linte të largohej drejt Barcelonës, por që pas një spoti të xhiruar në Torino e një takimi me Cristiano Ronaldo është kthyer në pretendentin më serioz për O Ney. Sipas të përditshmes spanjolle, bardhezinjtë janë gati të marrin në Torino brazilianin, duke ulur cmimin e tij me këmbimet teknike. Paratici ka vënë në tavolinë kartonat e Paulo Dybala e Blaise Matuidi plus një pagesë ekonomike për të bindur Psg të shesë xhevahirin e tij, që tashmë mezi pret të ikë nga Parisi. Një operacion i jashtëzakonshëm, si ai i Ronaldos, por merkato është akoma e gjatë e koha për të diskutuar në detaje është. Juventus ndoshta mundet por më parë duhet të bëjë disa shitje të forta për të arkëtuar. Higuain mbi të gjithë. Por edhe Khedira, Mandzukic, Kean, Emre Can e Cancelo mund të kenë merkato të rëndësishme. Cështja Neymar e intrigon Juventus. E tifozët ëndërrojnë, pikërisht në kohën kur O Ney ka mbërritur në Kinë për tu bashkuar me shokët e skuadrës për të marrë pjesë në turneun pre-kampionat me Psg. Klubi francez, në fakt, ka lajmëruar se shembja e pësuar në kaviljen e djathtë, në miqësoren e 6 qershorit të kaluar mes Brazilit e Katar, është shëruar plotësisht. "Rikthimi i plotë me grupin dhe pregramin në Kinë", ka nënvizuar Psg në një komunikatë. Sipas iberikëve Juventus e ka shumë seriozisht. Tregues janë takimet e panumërta në Kinë mes drejtuesve bardhezinj dhe menaxherit Pini Zahavi, agjent që po punon si ndërmjetës mes dy klubeve. Neymar në Paris nuk ka ndërmend të kthehet e në Europë nuk janë shumë klubet që mund ti lejojnë vetes kartonin e pagesën e tij. I ngjan një fantazie merkato më tepër, por a nuk ishte kështu edhe një vit më parë për CR7?

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI