Flash

Tronditet Real: sezoni i Asensio mbyllet ende pa filluar

Lapsi.al 24 July 2019
Tronditet Real: sezoni i Asensio mbyllet ende pa filluar

Një lajm i keq për Real Madrid e për Zinedine Zidane në sfidën e fituar me penallti kundër Arsenal për turneun ICC. Marco Asensio ka pësuar një dëmtim të rëndë, që e ka detyruar të dalën nga fusha në minutën e 64'. Spanjolli është shoqëruar me barrelë jashtë fushës, duke vendosur duart mbi fytyrë, për tu transportuar menjëherë në spital, ku ka kaluar natën. Diagnoza e parë ka evidentuar thyerjen e ligamentit të krociatit të gjurit të majtë, që, nëse konfirmohet, do të thotë se është një sezon i mbyllur ende pa nisur: "Jemi shumë të shqetësuar e të goditur moralisht nga ajo që ndodhi:, ka komentuar Zidane dëmtimin e një prej lojtarëve të tij të preferuar.

E megjithatë dëmtimi i rëndë i Asensio nuk ndryshon fatin e Gareth Bale. Uellsiani, që është futur në fushë në fillimin e pjesës së dytë e autor i një goli, është i destinuar të largohet. "Për momentin është me ne, ka luajtur sepse dëshironte të qendronte me ne dhe është në gjendje të mirë fizike. Por asgjë nuk ka ndryshuar, situate është e njëjtë", ka thënë Zidane në fund të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI