Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Ajax po merr atë që do nga Juventus: Kean çelësi për të liruar De Ligt

Lapsi.al 6 July 2019
Ajax po merr atë që do nga Juventus: Kean çelësi për

Moise Kean është karta për ti rrëmbyer aprovimin Ajax. Juventus punon pa ndërprerje për të mbyllur tratativën për Mathijs de Ligt e sipas Corriere dello Sport është e gatshme edhe të sakrifikojë sulmuesin e ri që pëlqehet shumë nga hollandezët. Një detaj mund të konsiderohet i rëndësishëm, sulmuesi nuk do të përfshihet në tratativën për mbrojtësin: do të jenë dy operacione të ndara nga ana fiunanciare, por të lidhura nga ana strategjike. Me shitjen e Kean (duke ruajtur riblerjen) Kampionët e Italisë do të kërkojnë ta bëjnë më pak të përpjetë rrugën që të con tek De Ligt.

Riaktivizimi i Barcelonës nuk shqetëson shumë mendimet e drejtuesve juventinë, që kanë akordin me lojtarin dhe atë me agjentin Mino Raiola (edhe i Kean). Prokuratori po punon për të zhbllokuar situatën: do të arrihet tek 75 milionët e pretenduar në Amsterdam me bonus që ndoshta mund ti lejojnë italianëve të paguajnë me këste. Kean mund të rinovojë deri në 2024, për një pagesë prej 2 milionë, por kjo nuk i mbyll dyert transferimit në Hollandë, do të mbronte vetëm bardhezinjtë, me kontratën e sulmuesit që përfundon në 2020.

Një tjetër lojtar që mund të largohet nga Torino është Cuadrado. Shanghai Shenua ka avancuar në kërkesën e saj për lojtarin dhe në ditët e fundit në Milano është zhvilluar një takim mes shoqërive, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport. Shanghai ofron 15 milionë (10 në vit për kolumbianin): tratativa është e mundshme, duke qenë se Cuadrado nuk është konsideruar i domosdoshëm nga Maurizio Sarri.

Të këshilluara

Jose Mourinho përpara dilemës kineze

Fotot e botuara ekskluzivisht nga talkSPORT thjesht dëshmojnë se José Mourinho u takua me Hui Jiayin, pronarin e Guanzhou Evergrande. Por portali britanik shkon...

21:59

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI