Flash

Zyrtare: Berisha është portieri i ri i Spal

Lapsi.al 6 July 2019
Zyrtare: Berisha është portieri i ri i Spal

Tani është zyrtare. Spal ka komunikuar në faqen e saj zyrtare se ka blerë nga Atalanta Etrit Berisha. Portieri i kombëtares shqiptare, do të transferohet tek bardhekaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes të detyruar sipas kushteve të paracaktuara. Shuma e transferimit që klubi italian ka rënë dakord të paguajë sillet në total rreth 3 milionë euro.

Berisha e kishte bërë të qartë se do të pranonte transferimin vetëm nëse i garantohej fanella e titullarit, përndryshe do të qendronte si zëvendësues i Gollini. Portieri i përfaqësueses shqiptare, protagonist absolut me fanellën bergamaske gjatë rrugëtimit në Europa League të sezonit 2017-2018, që u ndërpre vetëm nga humbja përballë Borussia Dortmund, e humbi vendin si titullar në kampionatin e kaluar, përballë Pierluigi Gollini, që për ironi të fatit është rritur pikërisht tek Spal.

I etur të kthehet e të luajë titullar, edhe pse prespektiva Champions e ka joshur jo pak, Berisha ka vendosur të jetë portiere titullar i teknikut Leonardo Semplici. Largimi i Emiliano Viviano, me destinacion Sporting Lisbonë, ka bërë që drejtuesit e SPAL të kërkojnë një portier që jep garanci, duke e konsideruar Alfred Gomis një alternativë.

Portieri i përfaqësueses shqiptare e ka nisur karrierën me formacionin suedez të Kalmar nga 2008 në 2013. Në Serie A, 30 vjecari, mes Lazio e Atalantas, ka koleksionuar në total 112 prezenca.

Të këshilluara

Jose Mourinho përpara dilemës kineze

Fotot e botuara ekskluzivisht nga talkSPORT thjesht dëshmojnë se José Mourinho u takua me Hui Jiayin, pronarin e Guanzhou Evergrande. Por portali britanik shkon...

21:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI