Flash

Marrëveshje apo pagesë borxhi: Tirana, Flamurtari, Vllaznia e Luftëtari kanë afat 31 korrikun, përndryshe...

Lapsi.al 6 July 2019
Marrëveshje apo pagesë borxhi: Tirana, Flamurtari, Vllaznia e

Shtyrja e mbledhjes së Komisionit të Liçensimeve të klubeve është paralajmërimi i fundit për klubet në vështirësi financiare dhe një tregues se asgjë nuk do të tolerohet më. 31 korriku është afati i fundit i përcaktuar nga Komiteti Ekzekutiv, në mbledhjen e një dite më parë, si një sinjal që duhet të lexohet në mënyrën e duhur nga klubet, nëse duan të prezantohen në edicionin 2019-2020. Ajo që ndodhi me Flamurtarin sezonin e kaluar, apo vështirësitë dhe borxhet e akumuluara në vite nga klubet e tjera nuk do të tolerohen më.

Në këtë pikë dridhen mbi të gjithë vlonjatët, që vetëm në sezonin e kaluar është fundosur me gati 1 milion euro, shumë e papaguar për lojtarët e stafin, pa u future në detyrimet ndaj të tretëve. Në të njëjtën gjendje është edhe Vllaznia, ku borxhet kalojnë miliardin, ku një pjesë e mirë janë detyrime tatimore. Problem edhe për Luftëtarin, ndonëse në shifra më të përballueshme: rreth 300 milionë lekë të vjetër për gjirokastritët, që me një sforco mund të futen në lojë. Borxhin më të madh e ka Tirana, 1.8 miliardë si pasojë e proceseve gjysore të panumërta të humbura me ish-lojtarë, por bardheblutë kanë një marrëveshje me FSHF dhe paguan cdo muaj 22 milionë lekë detyrim.

Mundësia e marrëveshjes është edhe për tre klubet e tjera, por nuk është kaq e thjeshtë, sepse për ta arritur duhet paguar principali i borxhit. Rasti i Tiranës është tregues, kur në mars depozitoi 180 milionë lekë të vjetra, një shumë e madhe, që nëse ëkrkojnë të jenë sërisht në Superiore në sezonin e ardhshëm duhet ta ndërmarrin edhe Flamurtari e Vllaznia. E afati i fundit për pranimin e dokumentave përkatëse konform Rregullores së Licensimit të Klubeve është 31 Korriku. Në rast se edhe pas këtij afati, kriteri financiar nuk do të jetë përmbushur, materialet do ti paraqiten Komisionit të Licensimit të Klubeve në gjendjen aktuale, çka do të thotë se klubi rrezikon mosmarrjen e licensës e për rrjedhojë edhe mospjesmarrjen në kampionatin Kombëtar të Superiores për sezonin 2019-2020.

Të këshilluara

Jose Mourinho përpara dilemës kineze

Fotot e botuara ekskluzivisht nga talkSPORT thjesht dëshmojnë se José Mourinho u takua me Hui Jiayin, pronarin e Guanzhou Evergrande. Por portali britanik shkon...

21:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI