Flash

Inter, Matic në shënjestër: "Gati oferta prej 11 milionë euro plus Nainggolan"

Lapsi.al 5 July 2019
Inter, Matic në shënjestër: "Gati oferta prej 11

Për të mësuar se kur do të përplasen në fushë duhet pritur deri në fund të korrikut, por ndërkohë Inter dhe Milan duelojnë në merkato. Sipas ESPN UK, dy klubet e Milaos kan në shënjestër të njëjtin objektiv për mesfushën. Bëhet fjalë për Nemanja Matic, serbin e Manchester United, (kontrata i skadon në qershor 2020).

Sipas burimeve nga Anglia, Inter që është duke negociuar për Lukaku me Djajtë e Kuq, është i gatshëm të shpenzojë 11 milionë euro duke përfshirë edhe Nainggolan në operacion. Belgu nuk është në planet e Conte, i cili ka stërvitur Matic te Chelsea në sezonin 2016-2017, i mbyllur me fitoren e Premier League (atë sezon Matic luajti 35 ndeshje). Trajneri salentin mundet madje t'ua ketë sugjeruar këtë zgjidhje drejtuesve të Viale della Liberazione në alternativë të një tjetër ish-lojtari të tij, Arturo Vidal (pa harruar pistën Barella dhe lajmin e sotëm për një ofertë të supozuar rinovimi nga ana e Cagliari). Milan nga ana e tij është ende në kërkim të përforcimeve në mesfushë pasi mbylli negociatat për Krunic dhe Bennacer, dhe hasi në vështirësi për Veretout.

Matic është në dijeni të këtij interesi dhe dëshiron të flas me Solskjaer për të kuptuar mbi të gjitha se çfarë vendi do të ketë në skemën taktike të trajnerit norvegjez, Rendimenti i 30-vjeçarit ka rënë ndjeshëm në krahasim me kohët e Mourinho dhe vetë Solskjaer ka dalluar Sean Longstaff si një zëvendësues të mundshëm. Në këtë pikë nuk do të ishte çudi të shihnim Matic në Serie A 2019-2020, por mbetet për të parë se ku...

Të këshilluara

Jose Mourinho përpara dilemës kineze

Fotot e botuara ekskluzivisht nga talkSPORT thjesht dëshmojnë se José Mourinho u takua me Hui Jiayin, pronarin e Guanzhou Evergrande. Por portali britanik shkon...

21:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI