Flash

Marca: "Ajax i acaruar me Juve për De Ligt". Bartomeu shtang: "E di unë ku do të shkojë"

Lapsi.al 5 July 2019
Marca: "Ajax i acaruar me Juve për De Ligt". Bartomeu shtang:

Duhet ende të presim, dhe ndoshta jo pak, për të parë Matthijs De Ligt me fanellën e Juventus. Pas thashethemeve të djeshme, gjithmonë nga Spanja shfaqet një prapaskenë në lidhje me 'frenimin' e çështjes. Sipas Marca, Ajax, pronar i kartonit të mbrojtësit të fortë të qendrës, është tejet i acaruar me klubin bardhezi," fajtor" për arritjen e një marrëveshjeje me lojtarin (12 milionë në sezon për 5 vjet) para se të fliste me shoqërinë holandeze.

Vetëm në një moment të dytë Juventusi është paraqitur te Ajax duke vënë 55 milionë euro në pjatë plus 10 bonus (për të thënë të vërtetën në Spanjë ka disa versione të propozimit të piemontezëve), dhe jo 75 (plus bonus) të kërkuara nga kuqebardhët. Barcelona dhe PSG do të jenë të gatshëm të paguajnë kaq shumë, por nuk kanë "ok" të De Ligt. Drejtuesit e Zonjës së Vjetër mbeten mjaft të qetë (megjithëse Sport e katalanasve raporton për një nervozizëm në rritje). Menaxhimi i Mino Raiola është vendimtar, por është e qartë se ata do të duhet të kënaqin dëshirat e palës tjetër ose përndryshe të ndërmarrin hapa rëndësishëm. Në Amsterdam po humbasin durimin dhe janë gati të përqafojnë përkohësisht brilantin e tyre në kuadër të mbledhjes të hënën e ardhshme.

Ai që i ka hedhur benzinë zjarrit është María Bartomeu, presidenti i Barcelona: "Thashë kohë më parë se e dija se ku do të shkonte De Ligt. Unë nuk mund ta them, sepse ata duhet ta bëjnë ata më parë ...". Kush? Ai nuk e specifikoi.

Të këshilluara

Jose Mourinho përpara dilemës kineze

Fotot e botuara ekskluzivisht nga talkSPORT thjesht dëshmojnë se José Mourinho u takua me Hui Jiayin, pronarin e Guanzhou Evergrande. Por portali britanik shkon...

21:59

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI