Kryeministri edi Rama ka përdorur levat e tij për t‘ju përgjigjur akuzave të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Ai nuk ka folur publikisht edhe pse prej 2 ditësh Meta ka bërë akuza të forta. Ndaj Metës kanë reaguar Spiropali, Balla ose ministra të caktuar në studio televizive.
Mbrëmjen e së mërkurës, Rama ka postuar në Facebook një thënie të Aristotelit që duket si përgjigje për Metën.
“Çdokush mund të inatoset - kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi. Aristoteli” – shkruan Rama. ©LAPSI.al