Lulzim Basha në një prononcim të shkurtër për mediat sot pasdite ka ftuar shqiptarët ti bashkohen protestës së opozitës e cila do të zhvillohet me 8 Korrik. Sipas Bashës, opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas deri në çlirimin e vendit nga diktatura.
“I ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen ditën e hënë me datë 8 Korrik në orën 20:00 për të qëndruar të bashkuar me besim të plotë tek vetëvetja dhe tek njëri tjetri. Do të vazhdojmë betejën tonë pa asnjë hap pas deri në çmonimin e diktaturës dhe çlirimin e vendit”,-tha Basha.
Kjo është protesta e parë e opozitës pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.