Flash

Ish pjesëtari i UÇK-së dënohet me 14 vite burg për krime lufte

Lapsi.al 3 July 2019
Ish pjesëtari i UÇK-së dënohet me 14 vite burg për

Një gjykatë në Prizren, në Kosovën perëndimore, dënoi me 14 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, nën akuzat për krime lufte kundër popullsisë civile.

Remzi Shala, i njohur me emrin e luftës. “Molla e kuqe”, akuzohet në lidhje me rrëmbimin e një civili shqiptar, Haxhi Perteshit nga fshati Duhël i komunës së Suharekës, 21 vjet më parë, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

Ai mohoi në tërësi akuzat dhe mbrojtja e tij paralajmëroi ankesë.

Remzi Shala, ishte thirrur ndërkaq në fillim të këtij viti për intervistë edhe në Gjykatën e Posaçme për krime lufte në Hagë, por kishte refuzuar t’i përgjigjet ftesës dhe ka theksuar se nuk e njeh autoritetin e asaj gjykate.

Ftesa ndaj tij është një nga dhjetëra syresh që janë shpërndarë nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë, e cila këtë viti filloi në Hagë intervistimin e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s./VOA/

Të këshilluara

Tërmeti lëkund jugun e vendit

Jugu i vendit është tronditur pasditen e sotme prej një tërmeti.Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Memaliajt dhe paraprakisht mësohet se ka qenë  me magnitudë 3.5...

18:05

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI