Ministri Blendi Klosi ka reaguar për herë të parë pas lajmit të publikuar në lapsi.al se kryeministri kishte bërë "për ujë të ftohtë" ministrin në mbledhjen e kryesisë, pasi ishte kapur duke pirë kafe me Fahri Balliun.
I pyetur në emisionin “Open” rreth këtij lajmi Klosi as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi përplasjen me kryeministrin Edi Rama, por as kafen me Fahri Balliun.
“Nuk nxjerr asnjë fjalë se çfarë bëhet në forumet e Partisë Socialiste. Kam shumë vite në politike, por nuk kam folur kurrë për bisedat në PS – tha Klosi .
“Edhe njeriu më i përulur nuk do të kishte dashur të ishte në vendin e Klosit sot”, - mësohet t’i jetë drejtuar kryeministri, Blendi Klosit në mbledhjen e Kryesisë së PS-së. ©LAPSI.al
LEXO EDHE: Mbledhja e kryesisë së PS/ Rama masakron Blendi Klosin