Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Incidentet në zgjedhje reagon Prokuroria e Përgjithshme

Lapsi.al 30 June 2019
Incidentet në zgjedhje reagon Prokuroria e Përgjithshme

Pas mbylljes së procesit të votimit ka dalë edhe një deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme. Ajo thotë se në zgjedhje pati 3 incidente dhe 2 të arrestuar.

Deklarata

Sipas informacionit që u administrua gjatë datës 30 Qershor 2019, deri në përmbyllje të procesit të votimit, nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 3 (tre) procedime penale me 2 (dy) persona të arrestuar. Më konkretisht:

1. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar1(një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar,i dyshuar për kryerjen e veprave penale të“Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 326/a/1,329/2 dhe 278/1tëKodit Penal.Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

2. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30 Qershor 2019 ka regjistruar, 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 326/a/1-22 i Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

3. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ka regjistruar 1(një) procedim penal pa autor,për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, parashikuar nga nenei 152 i Kodit Penal, pasi rreth orës 00:30, në njërën nga klasat e shkollës ku ishte caktuar një qendër votimi,është hedhur një sasi e dyshuar si lëndë eksplozive.

Kurse, Prokuroritë e tjera pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur meveprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit.

Të këshilluara

Mbyllen votimet, reagon Lulzim Basha

“Sot shqiptarë braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. 85% e votuesve të regjistruar refuzuan votimet e paligjshme moniste” – tha Lulzi...

21:00

Tragjedi në Korçë, 3 viktima në aksident

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Korçë - Kapshticë. Të dhënat paraprake flasin për 3 të vdekur. Ende nuk ka të ...

20:52

Fier/ Aksident te rruga e re e mbikalimit

Një aksident ka ndodhur te mbikalimi i ri në Fier. Një makinë është përplasur me një kamion. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm për dë...

19:36

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI