Kryeministri Edi Rama bëri deklaratën e parë publike pas mbylljes së votimeve të 30 qershorit duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës për të pasur një marrëveshje, por ai tha se nuk do te largohet.
"Molotovët i kishin zëvendësuar me firzamonika dhe lehjet komike kundër monizmit imagjinar. Pas pak fillon një ditë e re, dita dhe koha kur ne do të vijojmë të bëjmë tonën, në radhë të parë duke u përulur shumë më tepër para popullit, duke reflektuar shumë më tepër sesa sot para qeverisjes jonë në nivelin qendror dhe vendor.
Ne nuk fituam ndonjë betejë për mandatin e ardhshëm të bashkive, por luftën përgjithmonë për zgjedhjet.
Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, molotov, bojkot dhe fronte. Për ata është një mësim, por edhe të gjitha partitë dhe përgjithmonë. Nga sot, ne, fitimtarët e 30 qershorit, nuk fituam ngaqë kemi bërë punë shumë të mira, apo se mjaftojnë ato që kemi bërë" - tha Rama që shtoi se ishte gari të negocionte me opozitën për reformën zgjedhore, por jo atë në drejtësi. ©LAPSI.al