Flash

Mitingu i Ramës në Kukës, dega e PD-së kërkon leje për protestë

Lapsi.al 25 June 2019
Mitingu i Ramës në Kukës, dega e PD-së kërkon leje

Ashtu siç është paralajmëruar, kryeministri Edi Rama, pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim elektoral në Kukës. Ndërkohë, dega lokale e Partisë Demokratike i është drejtuar përmes një shkrese Komisariatit të Policisë së Shtetit, duke i kërkuar autorizim për zhvillimin e një proteste.

Sikurse shihet edhe në dokumentin më poshtë, PD ka kërkuar leje për mbajtjen e protestës në harkun kohor nga ora 14:00 deri në 22:00. Ditën e djeshme, vendodhja e takimit të Ramës u zhvendos nga qendra e qytetit veri-lindor, Sheshi Skënderbej drejt Aeoroportit të Kukësit.

 

 

 

Mendohet se kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe forcave policore, në qytetet ku kreu i qeverisë  ka zhvilluar takime elektorale, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

 

 

 

Të këshilluara

Luigi Soreca shkon në zyrën e Bashës

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha menjëherë pas të ngarkuarës të ambasadës së SHBA. Takimi me kreun e PD, vjen...

12:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI