Flash

Deputeti i opozitës së re këshillon Ramën: Tërhiqu se fundjava tjetër do jetë më e zeza

Lapsi.al 22 June 2019
Deputeti i opozitës së re këshillon Ramën: Tërhiqu se

Deputeti i opozitës së re parlamentare, Lefter Maliqi, i bërë pjesë e Kuvendit nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike pas vendimit për djegien e mandateve, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me numrin e protestuesve në shesh mbrëmjen e djeshme.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Maliqi i ka bërë thirrje kreut të qeverisë që të dëgjojë këshillën e tij miqësore dhe të tërhiqet, pasi fundjava tjetër sipas tij do të jetë fatale për Ramën.

“Disa pyetje për ty Kalorës. Si t’u dukën 300.000 veta mbrëmë në shesh ? Apo do ironizosh se ishin vetëm 3000. Si mendon ? Ke ti kalores frikë nga zgjedhjet e lira se mos dështon?..Po të marrim më qaf servilat, të paaftet duke të thënë je mirë Skenderbe, më të mirë se ty s’ka, ti je mbreti ,sulltani, perandori jonë…Shikoje kete video disa here, është Uragani qe se ndal dot as ti, as gazsjellsi, as Rilindja e krimit dhe as ndonje pazar a marreveshje në kurriz të tyre. Ditë më të mira do vijnë, fundjavë të mbare, qetësohu, thirri mëndjes dhe mos harro nje keshill miqësore terhiqu se fundjava tjetër do jetë fundjava me e zezë dhe më fatale për ty .Me qetësi dhe suksese në jetë.” shkruan ndër të tjera Maliqi në postimin e tij.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI