Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për Fax News ka komentuar publikimin e përgjimeve nga tabloidi gjerman “Bild”, për të cilën tha se nxori zbuluar krimet e Rilindjes.
“Përgjimet janë një zhvillim historik në kuptimin që i treguan Shqipërisë dhe botës se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës. Tregon se këta mender-ministra janë bashkë me vrasës, me kriminelë, kundër vlerave të demokracisë, kundër votës së lirë të shqiptarëve, kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm.
Ymer Lala pyet nëse e ka karikuar gruaja regjistruesin dhe kjo tregon se ai e ka të dokumentuar gjithçka për Edvin Kristaq drogën. I mjeri ai se çfarë do të shohë”, - u shpreh Berisha.