Flash

Basha: Ndërkombëtarët tashmë kuptuan kush është Rama

Lapsi.al 21 June 2019
Basha: Ndërkombëtarët tashmë kuptuan kush është

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në protestën e opozitës se tashmë pas përgjimeve të BILD edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar kush është Edi Rama.

“Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm.

1. Largimin e Edi Ramës.

2. Zgjdhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestuan për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike” – tha Basha.

“Ne ua kemi borxh shqiptarëve që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazare, Kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo me pazare por mbi parime dhe sot dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut të atyre që u vodhën votën shqiptarëve” - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI