Flash

Zbulohet hapi i radhës i opozitës, protestë çdo ditë deri...

Lapsi.al 21 June 2019
Zbulohet hapi i radhës i opozitës, protestë çdo ditë

Menjëherë pas mbylljes së protestës së 9-kombëtare, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe aleatët janë mbledhur në selinë e PD-së për të vendosur për hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar. Mësohet se opozita ka vendosur që të kërkojë revokimin e listave të zgjedhësve.

Një tjetër vendim është zhvillimi i protestave kudo që shkon kryeministri Edi Rama ndërsa është kërkuar mobilizim maksimal i strukturave dhe deri të dielën do të ketë protestë të përditshme.

“Falënderim e mirënjohje për protestën tonë më madhështore. Dinamikë e shpejtë, ndryshim i përorshëm i qëndrimit të ndërkombëtarëve. Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Aleanca Qytetare për mbrojtjen e demokracisë me opozitën në krye për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga opozita pas takimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI