Flash

Asnjë incident në protestën e opozitës, mesazhet që Basha i dërgoi Ramës

Lapsi.al 21 June 2019
Asnjë incident në protestën e opozitës, mesazhet që

Protesta e mbrëmjes së të premtes ishte masive, por nuk u shënua asnjë incident. Asnjë kapsollë apo dhe tymuese nuk u hodh drejt kryeministrisë, parlamentit apo forcave të policisë. I gjithë tubimi zgjati rreth 2 orë e 30 minuta.

Ai nisi me grumbullimin përpara selisë së kryeministrisë. Derisa aty mbërritën krerët e opozitës që shoqëroheshin nga familjarë dhe fëmijë si shenjë se nuk do të kishte dhunë në shesh pati demonstrime simbolike kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

VIDEO/ Gruaja dhe vajzat e Bashës i bashkohen protestës

Në shesh ishte vendosur një shtrat ku ishin shtrirë të rinj me maska të ministrave dhe emrave të njohur të botës së krimit për të treguar lidhjet mes tyre. më pas pati edhe një gjest të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës që këtë herë kishte fytyrën e Edi Ramës.

“Rama si Enver Hoxha”/ Ironi në protestën e opozitës (VIDEO+ FOTO)

FOTO/ Rama në shtrat me kriminelë? Çfarë po ndodh në protestën e opozitës

I vetmi që mbajti fjalë ishte kryetari i PD-së Lulzim Basha që dha disa mesazhe në drejtim të qeverisë. Së pari Basha tha se tashmë ka edhe një kusht të ri, duke theksuar se nuk do të ketë marrëveshje pa u dënuar ata që kanë vjedhur votën e shqiptarëve duke iu referuar dosjeve 339 dhe 184.

“Kjo krizë politike duhet dhe do mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Parimi i parë është çuarja para drejtësisë atyre që u vodhën votën shqiptarëve. nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi” – tha Basha.

Basha shton një kusht të ri: Kriza politike nuk do mbyllet me pazare

Së dyti, Basha tha se opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga e saj dhe se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e Rilindjes.” – u shpreh kreu i opozitës.

Basha u dërgoi edhe një mesazh ndërkombëtarëve.

“Përfaqësuesit e përfaqësive perëndimore gjatë javës së shkuar më në fund kanë kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi europian i kësaj zgjidhjeje kalon përmes dy hapave të panegocieshëm. Largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, se janë aty se protestuan për Europën, për Amerikën, pa futur aty ata që vodhën votën, nuk ka zgjidhje politike” – tha Basha.

Basha: Ndërkombëtarët tashmë kuptuan kush është Rama

FOTOLAJM/ Kjo është pamja e bulevardit në protestën e opozitës

Pasi mbajti fjalën e tij përpara kryeministrisë, kryetari i PD-së, Basha ftoi qytetarët për një marshim në bulevard duke kaluar nga parlamenti për ta mbyllur te selia e PD-së. Pas përfundimit të protestës në selinë e PD-së u mblodhën ish-grupi parlamentar dhe kryesia për të përcaktuar hapat e radhës që do të ndjekë opozita. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI