Flash

"Asgjë e paparashikuar", Rama reagon për djegien e KZAZ-ve

Lapsi.al 19 June 2019
"Asgjë e paparashikuar", Rama reagon për djegien e KZAZ-ve

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me trazirat e ditës së sotme në disa qendra të Komisoneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në qarqe të ndryshme të vendit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në “Twitter”, Rama e cilëson aksionin opozitar si gjithçka të parashikuar, duke e quajtur “revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu”.

“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën pdLSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”- shkruan kreu i qeverisë.

 

 

Në disa qytete të vendit, janë shënuar përplasje mes forcave policore dhe përkrahësve të opozitës së bashkuar joparlamentare, për lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ-të, ku parashikohej të zhvilloheshin votimet për zgjedhjet e 30 qershorit. Duke filluar nga java e shkruar, kryebashkiakët nga radhët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar respektimin e dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

 

 

Të këshilluara

Burrel/ Nxirren jashtë materialet zgjedhore

Zyrtarët e Bashkisë kanë ndërhyrë në Burrel duke nxjerrë jashtë materialet zgjedhore si dhe duke zbatuar dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 ...

12:41

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI