Ministri personal i Edi Ramës, Sandër Lleshi, i cili nuk ndodhet në atë post si pasojë e meritokracisë benda partisë më të madhe parlamentare, por siç ka deklaruar vetë në "Opinion" falë adhurimit që ka për kryeministrin, ka bërë sot një deklaratë të rrezikshme. Pas konflikteve në bashkitë e kontrolluara nga opozita, që duan të zbatojnë dekretin presidencial për anullimin e zgjedhjeve, Lleshi ka dalë në një konferencë shtypi ku ka thënë se ai është i gatshëm të shkrijë policitë bashkiake.
"Qeveria do marri masa të shkrijë disa struktura të Policive Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funksionit të tyre. Askush nuk do tolerohet, mund të jetë pak po e sigurtë", ka thënë ai.
Duke luajtur nje rol edhe më radikal se shefi i tij, që i quajti trazirat si lëvizje të pritshme punonjësish bashkish, Sandër Lleshi po e thellon konfliktin. Pasi është ministri i një vendi pa opozitë parlamentare, me zgjedhje moniste, i një vendi ku shumica po kërkon shkarkimin e presidentit, Lleshi do të shkrijë edhe policitë bashkiake. Ish gjenerali, i pari ushtarak prej më shumë se dy dekadash që drejton policinë, po hedh çdo hap drejt nxitjes së konfiktit civil.
©Lapsi.al