Flash

Zyrtare/ Leonardo, drejtori i ri sportiv i Psg: "Jam entuziast"

Lapsi.al 14 June 2019
Zyrtare/ Leonardo, drejtori i ri sportiv i Psg: "Jam entuziast"
Ishte vetëm cështje orësh. Tani Psg ka zyrtarizuar rikthimin e Leonardo si drejtor sportiv i klubit. "Jam shumë entuziast që kthehem të punoj tek Paris Saint-Germain" ka thënë Leonardo pasi firmosi kontratën. "Ky klub ka patur një rëndësi të madhe në jetën time futbollistike e personale. Kthehem në Paris me entuziazëm të madh e energji për të bërë pjesë në këtë klub për të cilin ushqej respekt të thellë" ka përfunduar. Ish-drejtuesi i Milan duhet të rindezë shpresat tek Psg, pas një sezoni zhgënjyes. Henrique ka firmosur një ditë më parë akordin për daljen pas një mirëkuptimi në aspektin ekonomik. Leonardo ndërkohë është vënë në punë. Një ditë më parë është takuar me Thiago Motta, ish-trajnerin e under 19 parisien të cilit mund ti besohet një detyrë e re në zonën teknike. Por tani braziliani duhet të përqendrohet edhe tek merkato.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI