Flash

Juventus dyfishon ofertën për de Ligt: Psg provon me një ofertë super

Lapsi.al 14 June 2019
Juventus dyfishon ofertën për de Ligt: Psg provon me një

Duket se janë vetëm Juventus e Psg në garën për të marrë Matthijs de Ligt. Mbrojtësi i ri hollandez i Ajax dukej i destinuar prej kohësh për të veshur fanellën e Barcelonës, por ndërhyrja e kampionëve të Italisë e të Francës i ka ngrirë të gjithë. Blaugrana i kanë prezantuar një kontratë prej 6 milionë euro në sezon, nga ana tjetër Juve e ka gati dyfishuar, duke e cuar në 10 milionë, ndërsa Psg e ka ekzagjeruar edhe më shumë duke shkuar në 12. Shifra, që Barça nuk dëshiron ti shpenzojë për një djalosh me talent, ende jo 20 vjecar.

Në Spanjë janë të bindur se Bartomeu nuk do të përmirësojë ofertën e tij dhe në këtë pikë i takon lojtarit të vendosë nëse do të prezantohet në Camp Nou, Stadium apo Parc de Prince sezonin e ardhshëm. "Problemi me de Ligt është përulësia" bëjnë të ditur në Katalonjë. Përulësi që i mungon sipas tyre kapitenit të Ajax. "Faji", ndoshta, i agjentit të tij Mino Raiola. Pikërisht për këtë, duke parë raportet e mira me drejtuesit e Juventus e kontaktet e fundit me Psg, de Ligt mund të luajë në krah të CR7 (që i kërkoi të transferohej në Itali) ose Neymar, më tepër se me Messi. Megjithatë nuk është e thjeshtë, sepse në total bëhet fjalë për një operacione kompleksiv prej 100 milionë mes kartonit dhe pagesës.

Për këtë de Ligt nuk është objektivi i vetëm i Paratici për mbrojtjen. Është kthyer në modë emri i grekut të Romës Kostas Manolas. Mbrojtësi mund të vijë me një këmbim, ku Higuain shkon në kryeqytet për të marrë vendin e Dzeko, i destinuar për Inter. Klauzola e Manolas, mbi të cilin është edhe Milan, është 36 milionë euro, e njëjta shifër që në Torino kërkojnë për Pipita, që duket se do të largohet nga Chelsea, sidomos me ikjen e Sarri.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI