Flash

Real Madrid ka "Pleshtin" e tij: mbërrin Takefusa Kubo, "Messi japonez"

Lapsi.al 14 June 2019
Real Madrid ka "Pleshtin" e tij: mbërrin Takefusa Kubo,

Edhe Real Madrid do të ketë Messi. Japonez vërtetë, por kështu është pagëzuar prej disa vitesh Takefusa Kubo, mesfushori ofensiv i datëlindjes 2001, që në të shkuarën është rritur në moshat e Barcellona, jo pa problem. Merengues kanë njoftuar blerjen e talentit japonez, që tani ndodhet në Kupën e Amerikës me Japoninë, duke e marrë nga Tokyo FC, që fillimisht do të luajë për Real Castilla nga sezoni i ardhshëm.

Një mesfushor ofensiv i aftë të luajë edhe si sulmues, è që në moshën 10 vjecare pushton faqet e gazetave jo vetëm të vendit të tij, kur u transferua në La Masia në Barcellona. Katalanasit u dënuan për blerjen e tij dhe kjo e detyroi Kubo të kthehej në Japoni tek FC Tokyo, duke u bërë në moshën 15 vjecare e 5 muaj lojtari më i ri i J League. Driblingu është pika e tij e fortë, sheh mirë portën e quhet "Messi japonez". Shumë parashikonin që në moshën 18 vjecare do të kthehej në Spanjë, e kështu do të jetë, por jo tek Barcellona por rivalët e mëdhenj të klubit katalanas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI