Flash

Videomesazhi i Guardiola në italisht çmend fantazitë: "Ndoshta do shihemi shpejt"

Lapsi.al 13 June 2019
Videomesazhi i Guardiola në italisht çmend fantazitë:

Të gjitha rrugët e Juventus të cojnë tek Maurizio Sarri por, deri në momentin e zyrtarizimit, tifozët bardhezinj nuk heqin dorë nga ëndërra Pep Guardiola. E kohët e fundit mjafton vetëm një video për të shpërthyer përsëri shpresat: "Mirëdita të gjithëve, jam Pep - ka thënë Guardiola, që ndodhet për një turne golfi në Costa Brava -. Iu përshëndes shumë. Këtu dikush luan futboll, të tjerë golf. Por në fund bëjmë gjithcka për të lëvizur nga pak'. Iu përqafoj të gjithëve, ndoshta shihemi së shpejti".

Këto katër fjalët e fundit janë interpretuar si një asist për të ardhmen e mundshme si juventin nga tifozët, por ka sqaruar gjithcka presidenti i shkollës së futbollit BS Soccer Team në Fasano, për të cilën ishte i destinuar klipi: "Një mik pranë klubit tonë, që ishte me Guardiola, i ka thënë të dërgojë këtë videomesazh për lojtarët tanë. Premtoi që nëse rast se vjen përsëri këtej do të na takojë".

https://www.youtube.com/watch?v=--HoEY5loA8

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI