Flash

"Europianët" në fazë përgatitore: Teuta në Bullgari, Partizani mendohet

Lapsi.al 13 June 2019
"Europianët" në fazë përgatitore: Teuta në

Faza përgatitore është e rëndësishme për të gjitha skuadrat, në vigjilje të kampionatit të ardhshëm, por këtë moment është shqetësimi vetëm i klubeve që do të përfaqësohen në kompeticionet Europiane. Të gjithë duan të bëjnë përgatitjen e duhur, për tu prezantuar denjësisht në kupa, por si në cdo vit dilemat për të zgjedhur vendin brenda apo jashtë kufijve mbeten. Partizanit i shtrëngon koha, me afrimin e datës së ndeshjeve të raundit të parë të Champions. Të kuqtë më parë duhet të zgjidhin dilemën e trajnerit, përpara se të vendosin fazën përgatitore. Klubi po punon paralel edhe me merkaton, në mënyrë që në fazën përgatitore skuadra të jetë e ndërtuar.

Kukësi ka programuar lëvizjet e qershorit, duke zgjedhur datën 15 për grumbullimin në kryeqytet, ku për 5 ditë do të stërvitet në pritje edhe të ndonjë elementi që do ti bashkohet skuadrës së Gjokës. Nga data 20, Blutë do të spostohen për gjashtë ditë në Elbasan: strategji i zgjedhur për të qenë pranë në zhvillimet e merkatos. E vetëm atëherë skuadra do të niset për dy javë në fazë përgatitore në Ohër.

Teuta është një tjetër klub i qartë në ide përpara përfaqësimit në Europë. Durrsakët kanë udhëtuar drejt Bullgarisë ku do të qëndrojnë deri më 27 Qershor. Tekniku Bledi Shkëmbi do të ketë mundësinë të punojë në mënyrën më të mirë për Europa League, ku synimi është të paktën kalimi i një turi, duke shpresuar edhe në dashmirësinë e shortit.

Ndërkohë, Laci prêt të mësojë nëse do të marrë pjesë apo jo në Europa League në vend të Skënderbeut, por kjo nuk i jep luksin të programojë në kohë fazën përgatitore. Për bardhezinjtë ky është një minus, por klubi po mundohet të mos kapet i papërgatitur në rast të rrugës së hapur për në Europë. Shorti i Champions League dhe Europa League, kompeticione ku marrin pjesë katër skuadrat shqiptare do të hidhet më 24 Qershor, në Nion të Zvicrës.

Të këshilluara

De Ligt firmos me PSG, Raiola: "Fake news"

"Ky është shembulli klasik i fake news". Mino Raiola likuidon kështu lajmin më të rëndësishëm të ditës, ku flitej për një taktim të tij me drejtuesit e Paris Sa...

21:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI