Flash

Chelsea, tentativë in extremis për Sarri: "Qendro"

Lapsi.al 12 June 2019
Chelsea, tentativë in extremis për Sarri: "Qendro"

Ndërsa pritet ende ti jepet leja e largimit nga Chelsea, në mënyrë që Maurizio Sarri të kalojë tek Juventus, nga Anglia vijnë lajme sugjestionuese: klubi i Roman Abramovich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga 6 milionë euro që tekniku i kërkon si dalje e mirë për dy vitet e mbetura të kontratës (e që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend ti paguajnë), për më tepër që nuk i ka zgjidhur ende rezervat për pasuesin e tij, gjë që e ka bërë të bëjë një tentativë të fundit për ta mbajtur. Blues, sipas asaj që bën të ditur Sun, kanë provuar ta bindin Sarri të qendrojë edhe një tjetër vit, por kërkesa ka rënë në vesh të shurdhët sepse tekniku dhe stafi i tij janë përqendruar tashmë në aventurën e ardhshme në pankinën e Juventus e duan të kthehen në Itali.

Ky skenar shpjegon edhe ngadalësimin e tratativës mes trajnerit dhe klubit: pavarësisht përpjekjeve të shqiptarit Fali Ramadanit, dita decizive për të liruar teknikun do të shtyhet e kështu edhe lajmërimi për zëvendësuesin e Allegri. Ish-juventini është në listën e kandidatëve të mundshëm për të marrë pankinën e Chelsea, por duket se ka ndërmend të bëjë një vit pushim. Lampard është i preferuari i tifozëve por nuk bind plotësisht, ndërsa flitet edhe për një rikthim të Mourinho.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI